Çanak: Nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë, manastiret ortodokse u përvetësuan nga Serbia
Rajoni dhe Politika

Çanak: Nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë, manastiret ortodokse u përvetësuan nga Serbia

07.Sep.2023 07:48
0

Politikani i Serbisë, Nenad Çanak ka qenë mysafirë në një emision të televizionit Happy, i cili medium është i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. 

Çanak ka deklaruar se nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë pasi ato janë ndërtuar kur nuk kanë ekzistuar kombet.

“Mashtrimi më i madh është tek identiteti ta quajmë i popullit serb, i cili përmes falsifikimeve po shfrytëzohet për synime politike. Siç e di unë dhe siç e dinë ti, në Kosovë nuk ekziston asnjë manastir serb. Ato janë manastire ortodokse. Manastire ortodokse. Pastaj është gjë tjetër që serbët ato shenjtore i përvetësuan. Në çdo shkrim deri në shekullin e XIX njerëzit janë identifikuar sipas religjionit sepse nuk ka pasur kombe. Kombet janë themeluar në shekullin e XIX”, pohoi 63-vjeçari.

Kujtojmë se para dy vjetëve, ai ka vizituar së bashku me djalin e tij varrezat në Mejë të Gjakovës.

Në shumë intervista të dhëna, politikani ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta pranojë realitetin e ri të krijuar në Ballkan. 

Ndryshe, Çanak një kohë ka qenë edhe kryetari i kryetari i Parlamentit të Krahinës Autonome të Vojvodinës në Serbi. 

Kaosi në parlamentin serb: Iniciativa për zgjedhjet e jashtëzakonshme, marrin përgjigje pas 30 ditësh
Lajçaku dhe Bislimi bisedojnë për takimin e nivelit të lartë të javës së ardhshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration