Bujanoci përfitues i një autoambulance të re (Foto)
Lokale

Bujanoci përfitues i një autoambulance të re (Foto)

30.Mar.2015 17:20
0

Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Llonçar ka dorëzuar çelësat e 34 autoambulancave të specializuara për ndihmë të shpejtë mjekësore, për 24 shtëpi të shëndetit në vend.

Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc është përfituese e një furgoni për ndihmë të parë e pajisur sipas standardeve të larta botërore.

“Dëshirojmë që këto makina të ndihmojnë që niveli i shërbimeve mjekësore në Serbi të jetë sa më i  mirë, pasi qytetarët tanë e meritojnë këtë”, ka thënë ministri Llonçar.

Shefi i zyrës së Bankës Botërore në Serbi, Toni Verheijen ka thënë se pranim-dorëzimi i veturave është pjesë e përpjekjes që shtëpitë e shëndetit dhe qendrat shëndetësore t’i përmirësojnë shërbimet, raporton Titulli.com.

Ministria e Shëndetësisë me qëllim të përmirësimit të kualitetit të mbrojtjes shëndetësore , përmes mbështetjes financiare të Bankës Botërore, ka siguruar 64 makina të ndihmës së shpejt, të kompletuar me pajisjet përcjellëse medicinale, në vlerë prej 3,4 milion euro.

Përveç Bujanocit, përfituese të nga një autoambulancave janë dhe Quprija, Millanovci i Epërm,Vrbasi, Pozhegi, Priboji, Petrovc na Mllavi, Llazarevci, Senta, Sombori, Ubo, Obrenovci, Ruma, Baçka Topolla, Novi Pazari, Kurshumlija, Vllasotinca, Krushevci, Arangjellovci, Uzhica, Topolla, Kraljeva, Smederevska Pallanka dhe Koçelevi.

Për dallim nga këto qytete dhe komuna, 10 autoambulanca i janë dhuruar Institutit të Qytetit të Beogradit për kujdes emergjent mjekësor. /Titulli.com/

Arrestohet preshevarja me 1 kilogram drogë heroinë
Fondi Humanitar, projekt për punësim dhe zhvillim në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration