Lokale
Bujanoci feston 100 vjetorin më 27 nëntor (video)
Komuna e Bujanocit shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë do ta festojë më 27 nëntor (të martën), në mënyrë që 28 nëntorin t’ia lë Vlorës në të cilën do të udhëtojë edhe udhëheqësia komunale.
Komuna e Bujanocit përmes një video të përgatitur i uron të gjithë shqiptarëve të kësaj komune, por edhe më gjerë, 100 vjetorin e pavarësisë.
Me këtë rast komuna ka organizuar disa aktivitete kulturore, ndërsa do të jetë edhe vendosja e flamurit kombëtar në ndërtesën e administratës në qendër të Bujanocit.
Në orën 10 do të hapet ekspozita me motive kombëtare, të cilës do ti bashkohet edhe marshimi i 100 nxënësve nga fshati Tërnoc drejt Bujanocit.
Në orën 11h do të zbulohet shtëpia e Kuvendit të Pavarësisë, ndërsa në orën 12 do të vendoset flamuri kombëtarë në ndërtesën e administratës komunale.
Nga oa 13h do të fillojë shfaqja e programit kuluroro-artistikë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc./Titulli.com/
http://youtu.be/GYn5_zJNYy8
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!