Bujanoci e Presheva me ngrica dhe borë
Lokale

Bujanoci e Presheva me ngrica dhe borë

09.Dec.2012 14:33
0
[caption id="attachment_45295" align="aligncenter" width="576"] Bujanoci gjatë ditës së sotme[/caption] Jugu i Serbisë mbrëmë për herë të parë është mbuluar nga dëbora, akulli dhe temperaturat kanë shënuar ulje, ndërsa gjendja në rrugët magjistrale është e mirë. „Ekipi jonë ka bërë përgatitjet e nevojshme teknike për terren dhe do të kujdesim për rrugët në shtatë komunat e Rrethit të Pqinjës“, ka thënë për tanjug Ljubisha Simiq, inxhinierë në ndërmarrjen e rrugëve „Vranje“. Në rrethin e Pçinjës, borë më së shumti ka rënë në Vllasinë, Vladiqin Han, Tërgovishtë ndërsa në komunat Bujanoc e Preshevë trashësia e borës arriti deri në 10 cm në vendet malore dhe nuk është lajmëruar për ndonjë situatë emergjente. Gjatë kësaj sezone vozitësit e automjeteve të udhëtareve dhe mallrave duhet të kenë kujdes gjatë vozitjes për shkak se rrugët janë më ngrica, gjithashtu nga mjekët këshillohet edhe t’u shmangin njerëzit shëtitjeve pa nevojë në këtë kohë. Udhëheqësi i ndërrimit në drejtorinë e Vranjës, Goran Manasijeviq thotë se gjitha rrugët magjistrale që shpien drejt Maqedonisë funksionojnë normalisht. Në dimrin e  kaluar, kujdesin e rrugëve lokale në Bujanoc e Preshevë e kanë bërë disa ndërmarrje  lokale të cilat gjatë tërë sezonit nuk kanë pastruar të gjitha rrugët në këto komuna, raporton Titulli. Vlen të theksohet se përkundër reshjeve të borës dhe ngricave,  nuk është  kërkuar ndonjë ndihmë emergjente për vende të caktuara bëjnë të ditur përfaqësues nga shtabi rajonal në Vranjë për situata emergjente./Titulli.com/
Politikanët i krijojnë vet tensionet në Luginë
Forum i Gruas, për të mbrojt të drejtat e të shpërngulurve nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration