Bujanoci dhe Presheva me fabrikë për riciklime
Lokale

Bujanoci dhe Presheva me fabrikë për riciklime

12.Sep.2012 22:37
0
Rrethi i Pçinjës në të cilën bëjnë pjesë edhe dy komunat të banuara me shumicë shqiptare do të kenë fabrikën për riciklimin e mbeturinave. Projekti pritet të realizohet brenda 5 viteve. Iniciativa për këtë projekt është marrë në takimin e kryetarëve të komunave të Rrethit të Pçinjës ku edhe është aprovuar plani për ndërtimin e këtij stacioni që do të jetë në Vranjë. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se projekti do të ndihmohet nga organizata amerikane USAID që ka shprehë interesimin për përkrahjen e këtij projekti që është në interes të shumë komunave. Sipas Mustafës, kur të përfundohet ky projekt do të menaxhohen më mirë mbeturinat, pasi edhe komuna e Preshevës do të ketë një stacion transferues ku do të bëhet klasifikimi i mbeturinave. Projekti do të kapë shumën mbi 20 milion euro, ndërsa komunat e Rrethit të Pçinjës janë të obliguara që së bashku të sigurojnë mjetet. Mbeturinat mbeten problemi kryesor i çdo vendbanimi dhe me realizimin e këtij projekt do të krijohen kushte shumë më të mira edhe për ndërmarrjet të cilat bëjnë grumbullimin e mbeturinave, ndërsa qytetarëve u mbetet që të respektojnë standardin e BE ku mbeturinat duhet të klasifikohen nëpër qese adekuate antibakteriale./TVP/
Të rinjt e Luginës "qajnë" hallet në Prishtinë
Marrëdhëniet ndëretnike në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration