Lokale
Bujanoc: Zjarri nën kontroll
Hyri në ditën e tretë “lufta” e zjarrfikësve në kompleksin me pisha në mes të liqenit të Bujanocit dhe fshatit Bogdanoc
Drakça Stanojkoviq, shef i shtabit rajonal për luftën kundër fatkeqësive natyrore tha se zjarri është nën kontrollin e njësive zjarrfikësve, ndërsa ky zjarr ka përfshirë një hapësirë prej rreth katër kilometra katrorë, respektivisht 400 hektarë të territorit me pisha.
´Ajo çka kemi arritur është se zjarrin jemi duke e mbajtur nën kontroll. Pra, kemi ndërprerë të gjitha mundësitë që zjarri të zgjerohet edhe në territore tjera apo të rrezikojë jetën e banorëve të fshatit Bogdanoc”, tha Stanojkoviq.
Shefi i shtabit kujtoi se në këtë mal me pisha mund të ketë edhe bomba thërrmuese të mbetura nga koha e bombardimeve të NATO-së, andaj çdo përpjekje eventuale për të intervenuar do të vente në rrezik pjesëtarët e njësive të zjarrfikësve.
“Është e njohur se druri i pishave shumë shpejt digjet, kështu që kemi vendos që të ndalojmë përhapjen e mëtejme të zjarrit në parcelat fqinje apo fshatra, që për këtë moment është vendimi më i mirë”, tha Stanojkoviq.
Mali me pisha dhe hapësira e përfshirë nga zjarret gjendet tre deri në pesë kilometra në juglindje të Bujanocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!