Bujanoc: Ministres së Arsimit Dejanoviq i prezantohen një listë kërkesash nga KKSH
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu me bashkëpuntorë sot në Bujanoc ka realizuar një takim me ministren e Arsimit të Serbisë, Sllavica Dejanoviq.
Postimi i plotë në Facebook nga Nevzad Lutfiu:
Sot realizova një takim me Ministren e Arsimit Slavica Gj. Dejanoviq.
-Përmes fotografive ministren e njoftova me gjendjen e shkollave shqipe në Serbi, 5.3 milionë janë investimet që Serbia po i bën tek shkollat me mësim në gjuhën serbe vetëm në Komunën e Bujanocit, ndërsa shkollat shqipe përveç që janë me kushte të vështira, disa nga to paraqesin rrezik pët jetën e nxënësve.
-Kërkova zgjidhje për tekstet në gjuhën shqipe për nxënësit në gjimnaz.
-Kërkova licencimin e mësimdhënësve të Luginës (përmenda premtimin që ministria ia kishte bërë paraardhësit tim në lidhje me këtë temë).
-Përmenda mosnjohjen e diplomave, fenomeni që po i largon të rinjët nga ky vend.
-Kërkova që pozitat e Inspektorit republikan dhe këshilltarit të arsimit të udhëhiqen nga shqiptarët, siç ka qenë më herët.
-Kërkova hapjen e paraleles shqipe tek shkolla
e muzikës në Bujanoc.
-E njoftova se shkolla e Bilaçit ka filluar procedurën e ndërrimit të emrit dhe kërkova që ajo të miratoj emrin e ri të shkollës.