Bujanoc: Cilat ishin kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar adresuar qeverisë së Serbisë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi përmes një shkrimi ka paraqitur kërkesat që i ka adresuar në takimin e sotëm me përfaqësues të qeverisë së Serbisë dhe ambasadorit të OSBE-së, Jan Braathu.
Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafi:
MPLEMENTIMI I PLANIT 7 PIKËSH ËSHTË NEVOJË E DOMOSDOSHME PËR MË SHUMË DREJTËSI E BARAZI
Sot, 3087 pas aprovimit nga Qeveria e Republikës së Serbisë të dokumentit për masat urgjente për afirmimin e drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Si nevojë imediate filluam bashkëbisedimet për implementim e shumë kërkuar, për të zgjidhur çështjet nga fusha e arsimit në gjuhën shqipe si :
- Njohja e diplomave të të gjitha institucioneve arsimore nga Kosova
- Eliminimi I problemit të nostrifikimit të diplomave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
- Zgjidhjen e mungesës së teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme, dhe planeve dhe programeve (kurrikula shkollore)
- Zgjidhja e çështjes së dhënies së provimeve profesionale (licencës)
- Shqyrtimi i mundësisë/nevojës së hapjes së institucioneve të reja të arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc dhe në gjuhën shqipe
- Bursa për studentët që studiojnë në Kosovë dhe Shqipëri
- Vazhdimi I studimeve pasuniversitare në universitetet serbe për studentët shqiptarë të diplomuar në Kosovë dhe Shqipëri
- Përmirësimi I cilësisë së mësimit të gjuhës serbe në shkollat në gjuhën shqipe
- Krijimi I një njësie të posaçme në kuadër të Drejtorisë së shkollës në Leskovc që do të merrej vetëm me çështjet e arsimit në gjuhën shqipe.
- Lehtësimi i pjesëmarrjes së përfaqësuesve të pakicës kombëtare shqiptare në punën e Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Institutit për Avancimin e Arsimit.
Morëm zotimet nga Ministria e Arsimit dhe obligimet për afatet të zgjidhjes së një mori çështjesh.
Falënderoj të pranishmit për qasjen proaktive e në veçanti angazhimin dhe kontributin e çmueshëm të OSBE-së.
Vlen të theksohet se ky takim është organizuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogu Social – Ministrja znj. Gordana Çomiq, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nën prezencën dhe mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadorit Sh. T. Jan Braathu, në të cilën i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik – z. Branko Ruzhiq!