Botime të reja me autorë nga Lugina
Ky vit akademikë është pasuruar edhe me tekstin e katërt Universitarë në fushën e ekonomisë, lëmia e Auditimit, nga autori Shefket Jakupi, PhDc.
“Këtë vit nxora tekstin e katërt Universitarë në fushën e Auditimit i cili ka gjetur zbatim në shumë Fakultete Ekonomike”, i tha Titullit, Shefket Jakupi, PhDc – kandidat në kërkim të gradës shkencore “doktorë”. [caption id="" align="alignright" width="145"] Autori, Shefket Jakupi[/caption] Libri i botuar mbulon fushën e Auditimit, për të cilën ka mungesë të literaturës. Ky libër është punuar me bashkautor Profesor Fadil Krasniqin nga Prishtina , ndërsa është shtypë në shtypshkronjën Kosova Grup TRADING në Prishtinë. Shefket Jakupi, përveç botimeve, është ligjërues në institucion arsimor të lartë dhe të mesëm.Autori i cili është nga Konçuli, Komuna e Bujanocit, deri më tani ka botuar 12 tekste, nëntë universitare dhe tre për shkolla të mesme. Librat e Jakupit kanë gjetur zbatim në shumë institucione arsimore, si: Universiteti Bujqësor Publik -Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Tiranë; Universiteti “Kristal” Tiranë; Universitetin “Luigj Gurakuqi”në Shkodër; Universiteti Publik i Tetovës në Tetovë; Universiteti Publik i Prishtinës në Prishtinë; Kolegji Universitar “GJILANI” në Gjilan; Kolegji Universitar “AAB” në Prishtinë; Kolegji Universitar “Univerzum” në Ferizaj; Kolegji Universitar “Iliria” në Prishtinë Përmbajtjet e këtyre teksteve dhe tekstet tjera të botuara nga Prof.Shefket Jakupi mund ti lexoni KËTU