Lokale
“Body Fitness”, më e madhja në Bujanoc
Të bësh stërvitje, të kujdesesh për shëndetin ka hyrë në trendë edhe në vendin tonë.
Nga dita e nesërme Bujanoci do të ketë edhe një palestër fitnesi me paisjet më bashkëkohore.
Përveç pajisjeve shumë të avancuara, “Body Fitness” me pronar Fitim Muratin, në ndërtesën e saj ka edhe kafiterinë për çlodhjen e klientëve ndërsa për higjienë janë të vendosura edhe dush kabinat.
“Body Fitness” do të jetë i hapur për të dyja gjinitë, ndërsa në te nuk do të mungojë as përkujdesja e stafit profesionistë.
Sipas pronarit Fitim Murati palestra e fitnesit do të hapet nga dita e nesërme. “Body Fitness do të jetë fitnesi më i madh në Bujanoc dhe do plotësojë të gjitha kushtet për ushtrime cilësore, kurse do të jetë i hapur për të gjithë”, i tha Titullit, Murati.
Në Bujanoc janë hapur palestra fitnesi, mirëpo sipas Muratit ky do të jetë ndër më të pajisurit dhe me standarde evropiane./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!