Bislimi: Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Lokale

Bislimi: Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës

08.Feb.2024 19:13
0

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në një takim deputetin përfaqësues nga Lugina e Preshevës, transmeton Titulli.com.

Në takim u shpreh shqetësimi për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Postimi i Besnik Bislimit në Facebook: 

Në takimin e zhvilluar me deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiun, shprehëm shqetësimin për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
 
Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
 
Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime.
Hulumtimi, testi i gjakut mund të përcaktojë diagnozën me Alcajmer (video)
Në OKB, Kurti e Vuçiq shkëmbejnë akuza për dinarin serb (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration