Bislimi për provokimin në Bujanoc: S’është incident i izoluar, por kërcënim e represion kundër shqiptarëve
Lokale

Bislimi për provokimin në Bujanoc: S’është incident i izoluar, por kërcënim e represion kundër shqiptarëve

19.Aug.2024 20:37
0

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka reaguar për mesazhin provokues antishqiptar në Bujanoc, të cilën e quajti si pjesë të një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

"Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi!’ Një tjetër mesazh urrejtës është gjetur sot në hyrje të repartit të fëmijëve në Bujanoc. Ky nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai në X.

Mesazhi antishqiptar është gjetur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, teksa bëhet thirrje për vdekje të shqiptarëve dhe mohohet shtetësia e Kosovës. Ndaj këtij provokimi kanë reaguar edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi politikanë tjerë shqiptarë në Luginë.

 

Beogradi dhe Moska janë 'në kontakt' për protestën kundër litiumit në Serbi
Vizita e shefit të CIA-s në Bosnje dhe Serbi, “përgjigje ndaj Kremlinit dhe aspiratave secesioniste”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration