Begjika kthen azilantët brenda 15 ditëve, Arifi kërkon punësim për ta (video)
Lokale

Begjika kthen azilantët brenda 15 ditëve, Arifi kërkon punësim për ta (video)

07.Oct.2012 17:00
0

Një delegacion nga shteti belg ka qëndruar sot në Bujanoc për të parë situatën në këtë rajon, si dhe për të njoftuar autoritetet për kthimin me procedurë të shpejtë të azilkërkuesve nga Lugina Sekratarja e shtetit e Ministrisë belge për Azil dhe Migracion, Magi Deblok, dhe ambasadori i këtij shteti në Beograd, Alan Kundiki, sot njoftuan udhëheqësin lokale të Bujanocit dhe Preshevën për procedurë e përshpejtuar të shqyrtimit të lëndës së azilkërkuesve si dhe kthimin e tyre të shpejtë në vendlindje, raporton Titulli. “Nuk ka arsye politike që njerëzit tuaj të vinë në Belgjikë dhe të kërkojnë azil, nuk ka asnjë shpresë që shteti jonë tu njohë këtë të drejtë”, kështu u shprehë sot në konferencën për gazetarë, Sekretarja e shtetit e Ministrisë belge për Azil dhe Migracion Magi Deblok. Ajo njëherit tha se tani vetëm 15 ditë do të zgjasë procedura për të marrë përgjigjen azilkërkuesi. “Qeveria e re belge ka formuar një listë me vendet e sigurta dhe Serbia bënë pjesë në këtë listë, procedurën e kemi shkurtuar në 15 ditë, pra njerëzit që e kanë dorëzuar kërkesën do ta marrin përgjigjen brenda 15 ditëve dhe do të kthehen mbrapa”, tha Deblok. Edhe ambasadori i Belgjikës në Beograd Alan Kundiki vërtetoi atë që tha sekretarja e shtetit. “Shumica e kërkesave për Azil në Belgjikë janë për arsye ekonomike, dhe siç theksoi edhe sekretarja e shtetit, arsyet ekonomike nuk janë të mjaftueshme që dikush ta fitoj azilin në Belgjikë”, tha ambasadori Kundiki. Sipas tij arsye a vizitës së sekretares Deblok komunës së Bujanocit është që të japë një porosi. “Njerëzit nuk duhet të udhëtojnë në Belgjikë me shpresa të rrejshme dhe të bëjnë gabime si shitjen e pasurisë, pasi do të detyrohen të kthehen dhe më pas do të fillojnë nga fillimi”, u shpreh Kundiki. Nga ana tjetër kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi shpjegoi se qytetarët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë kanë kërkuar azil për shkak të kushteve ekonomike dhe se qeveria belge duhet të shqyrtojë më mirë mundësinë e kthimit të tyre. “Siç na njoftoi delegacioni nga Belgjika qytetarët me procedurë të shpejtë tani do të kthehen në vendet e tyre, mirëpo në kërkuam nga ta që për këta qytetarë që i është refuzuar dhe do ti refuzohet statusi i azilit të gjendet një mundësi punësimi në Luginë, duke u angazhuar edhe shteti belg së bashku me qeverinë”, tha me këtë rast Arifi. Kryetari njoftoi se sekretarja e shteti belg, nga Bujanoci do të udhëtojë për të takuar edhe kryeministrin e Serbisë, për të paraqitur brengën dhe angazhim më të madh të tij për banorët e këtushëm. Zv/kryetari i komunës së Preshevës Skender Destani ka shprehur brengën e tij për qytetarët që kërkojnë azil. Ai nuk ishte dakord me delegacionin sa i përket se të gjithë azilkërkuesit janë për çështje ekonomike. “Nuk qëndron ajo se të gjithë azilkërkuesit nga Presheva janë për çështje ekonomike, një numër i konsiderueshëm i tyre që kanë kërkuar azil janë edhe politikë. Ata kanë qenë pjesëtarë të ish UÇPMB-së dhe nga frika edhe paralajmërimet e qeverisë në Beograd se do ti arrestojë, ata kanë ikur në një vend më të sigurt”, tha mes tjerash Destani. Nga fillimi i këtij viti e deri në muajin shtator në Belgjikë nga Serbia janë paraqitë467 kërkesa për azil dhe vetëm 2,9 për qind janë pranuar, ndërsa të tjerat janë refuzuar. Gjatë vitit 2011 janë kthyer 519 qytetarë të Serbisë, 239 në mënyrë të detyrueshme dhe 280 vullnetare. Të gjithë azilkërkuesve që i refuzohet azili nuk do të marrinë asnjë ndihmë financiare./Titulli.com/ http://youtu.be/xFD0g6Tl8jg
Sulmohet punkti policor në Dobrosin
Kryetari Hyda keqpërdorë veturën zyrtare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration