Lokale
Banorët e Luginës, me 20 euro - 7 ditë në Kosovë
Banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës, por edhe të gjithë banorët e Serbisë që duan të hyjnë me veturë në Kosovë, nga një qershori do të paguajnë vetëm 20 euro për shtatë ditë qëndrimi në Kosovë. Çmimi aktual është 60 euro për 15 ditë, raporton Dukagjini.
Ky lajm është bërë i ditur sot pas takimit që kishte Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me Drejtorin e Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli.
Ky i fundit theksoj se ky ka qenë maksimumi që kanë mundur të bëjnë kompanitë e sigurimeve.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi deklaroi se ky lirim i çmimeve është “një vepër kombëtare e bërë nga Byroja e Sigurimeve të Kosovës”.
Qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të paguajnë çmime të njëjta kur kalojnë për në Serbi, pasi që ulja e taksave është hap i njëanshëm i Kosovës./ Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!