B92: Në kalimin Dheu i Bardhë-Konçul po pengohet migrimi masiv i kosovarëve
Lokale

B92: Në kalimin Dheu i Bardhë-Konçul po pengohet migrimi masiv i kosovarëve

11.Feb.2015 21:50
0
Në dy ditët e fundit, në pikën kufitare Dheu i Bardhë - Konçul, është penguar migrimi masiv i shqiptarëve nga Kosova, raporton B92.

Kjo pikë kufitare është pothuajse e braktisur. Minibusët që janë të regjistruar për linjat në drejtim të Beogradit, Suboticës dhe Gjermanisë po kontrollohen me orë të tëra.

Tani kosovarët po kalojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e Bujanocit, në mënyrë që t’i shmangen kontrolleve të rrepta të policisë serbe.

Stacioni i autobusëve në Bujanoc gjithashtu është bosh. Deri pak ditë më parë nga ky vend çdo mbrëmje dhe mëngjes, drejt Hungarisë niseshin nga katër apo pesë autobusë me shqiptarët e Kosovës.

Përmes vendkalimit të Dheu i Bardhë kalonin ndërmjet 300 dhe 400 qytetarëve të Kosovës.

Vlen të theksohet se deri më tani Kosovën e kanë braktisur rreth 50 mijë qytetarë brenda dy muajve të fundit, sipas një raporti të Agjencisë Inteligjente të Kosovës.

Banorët e Gjilanit me të cilët ka biseduar ekipi i televizionit serb, B92, dyshojnë se bashkëqytetarët e tyre po largohen nga Kosova vetëm për shkak të papunësisë.

“Kush dëshiron të punoj, mundet të punoj edhe këtu. Unë kam qenë jashtë, vështirë është tash atje për të gjetur punë”, ka thënë një qytetar i Gjilanit. /Titulli.com/

Kamberi: Ministri nuk u përgjigj, dha kualifikime të paqëndrueshme për UÇPMB-në
OK Radio mbanë tribunën "Sundimi i Ligjit dhe Jugu i Serbisë"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration