Lokale
Arsiq fton mbledhjen për konstituimin e KK të Bujanocit (video)
Këshilltari më i vjetër i Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq ka ftuar seancën konstituive të KK të Bujanocit për ditën e premte.
Arsiq tha për RTB-në se seanca do të fillojë në orën 10h, dhe arsya pse ai e ka ftuar dhe jo kryetari i deritanishëm i Kuvendit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliu, është se kanë kaluar 15 ditë nga shpallja e rezultateve nga KKZ, që me këtë rast Musliu e ka humbur të drejtën për të thirr seancën.
“Për shkak që këtë nuk e ka bërë kryetari i KK Jonuz Musliu brenda afatit të paraparë, unë si këshilltari më i vjetër sot e kam caktuar seancën për të premten, më tetë qershor, në përputhshmëri me të gjitha ligjet ekzistuese zgjedhore”, ka thënë Stojança Arsiq.
Ai më tej ka shtuar se “çdo kush pas këtij afati që e thirr seancën konstituive, përveç meje, është jolegjitime dhe në kundërshtim me ligjet”, është shprehur Arsiq.
Ligji thotë se drejtën për të ftuar seancën konstituive e ka kryetari i Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit, mirëpo vetëm brenda afatit të paraparë ligjorë, që në këtë rast ka skaduar.
Në të kundërt, këtë të drejt e humb kryetari dhe i kalon këshilltarit më të vjetër, që në rastin konkret, nga gjithsejtë 41 këshilltarë sa ka ky kuvend, më i moshuari është Stojança Arsiq./Titulli.com/
http://youtu.be/0ufOmo8-pfU
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!