Arsimi i lartë në Preshevë, sfidë dhe kontribut për shoqërinë e Luginës
Universiteti Internacional, dega në Preshevë, është duek bërë regjistrmin e studentëve të rinj nga Lugina për vitin akademik 2014/2105.Kujtim Sadriu, koordinator i zyrës së këtij universiteti në Preshevë thotë se ka për synim regjistrimin e studentëve dhe punësimin e kuadrove nga ky rajon dhe të ndihmojë në ndalimin e migrimit të rinisë nëpër vendet e ndryshme.
“Me funksionimin e Universitetit Internacional, Presheva do të jetë qytezë ndërkombëtare dhe do të jetë më afër gjitha qendrave universitare në Evropë”, është shprehur Sadriu.
Sipas tij deri tani i zyra e Universitetit Internacional në Preshevë ka arritur të nostrifikojë mbi 15 diploma nga Universitet e Kosovës, Maqedonisë e më gjerë.
Ai thotë se deri më tani ka arritur të formoj grupin në gjuhës serbe, angleze dhe shkencat e juridikut, por është afër të formohet edhe grupi i Psikologjisë, Informatikës dhe Edukatore.
Sadriu fton të rinjtë të vijojnë shkollimin e lartë në Preshevë dhe në këtë mënyrë do të ndihmojnë edhe vendin në të cilin jetojmë./Titulli.com/