Armend Aliu nga ADSH-Preshevë pritet nga ministri i Kosovës, Xhelal Sveçla
Armend Aliu nga Alternativa Demokratike Shqiptare në Preshevë është pritur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla.
Postimi i plotë i Armend Aliut në facebook:
Draft ligji i ri për lejeqëndrimin dhe nënshtetësinë që bëhet enkas për qytetarët Shqiptar të luginës së Preshevës, ishte tema kryesore e takimit të sotëm me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z. Xhelal Sveçla.
Bashkë me Azizin, falemnderuam ministrin për angazhimin e tij në zgjidhjen e problemit dekadorë të qytetarëve tanë, poashtu biseduam edhe për kriteret procedurale dhe aktet nënligjore që do pregatitem nga Ministria e Punëve të Brendshme. E njoftuam ministrin për problemet teknike të studentëve tanë që studiojnë në Republikën e Kosovës, dhe bashkërenduam kërkesat dhe idetë tona për vazhdimin e proceseve në interes të lehtësimit të jetës së qytetarëve nga lugina e Preshevës.
Veprimet dhe vendimet e lartëpërmendura janë nevojë e patjetërsueshme e të gjithë qytetarëve nga lugina e Preshevës që jetojnë në Republikën e Kosovës që nga viti 1999 dhe nuk kanë nënshtetësi dhe dokumente personale të shtetit të Kosovës.
Harmonizimi i kërkesave dhe procedurave për draft ligjin do të bëhet duke respektuar parimin e mos zbrasjes së luginës së Preshevës nga banorët e sajë.
Alternativa Demokratike Shqiptare
6 Janar 2022