Lokale
Arifi viziton ambasadën e SHBA-ve në Beograd
Me ftesë të amabasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Mary Burce Warlick, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot po merr pjesë në solemnitetin që ka organizuar kjo ambasadë me rastin e 236 vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve.
Gjatë këtij solemniteti kryetari Arifi, do të takohet edhe me ambasadorë të tjerë të shteteve të ndryshme të akredituar në Serbi.
Më 4 korrik të vitit 1776 Kongresi Amerikan miratoi Dekleratën e Pavarsisë nga Mbretëria e Britanisë së Madhe.
Me këtë rast, liderët nga Kosova edhe gjithë populli shqiptar uruan popullin amerikan, dhe faliminderuan për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënw ky shtet popullit shqiptar.
Në këtë solmenitet do të marrin pjesë ambasadorë të vendeve të ndryshme dhe përfaqësues më të lartë shtetërorë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!