Arifi takim në Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës
Lokale

Arifi takim në Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës

15.Mar.2021 13:50
0

Sot, në Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, u mbajt një takim në të cilin u ra dakord për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza dhe rrjetet e kanalizimeve në komunën e Bujanocit, në kuadër të projektit "Serbia e Pastër". Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Tomislav Momirovic, u dakordua me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, për koordinimin e këtij projekti, i cili është i nevojshëm për fillimin e suksesshëm të implementimit.

Karakteristikat teknike të zgjidhjeve të hartuara iu paraqitën përfaqësuesve të ministrisë nga kryeshefja e Departamentit për Investime dhe Zhvillim të Komunës së Bujanovcit, Fazila Azemovic. Pas rregullimit të të gjitha detajeve dhe dokumenteve të nevojshme, pritet ndërtimi i impiantit që kap vlerën prej disa miliona eurove.

Takimi i rradhës pritet të mbahet pas dy ditëve në Nish.

Tekst i publikura nga komuna e Bujanocit

Një dalje në hapësirë… Astronautët evitojnë rrjedhjen e amoniakut toksik
Paralajmërohet projekt prej 31 milion euro në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration