Arifi pas takimin me ambasadorët: Njohja e diplomave të Republikës së Kosovës shumë shpejt (foto)
Lokale

Arifi pas takimin me ambasadorët: Njohja e diplomave të Republikës së Kosovës shumë shpejt (foto)

01.Feb.2024 13:46
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, ka pritur sot ambasadorin e SHBA-së, Christopher Hill dhe atë të  OSBE-së, Jan Braathu në Serbi.

Postimi në Facebook nga Nagip Arifi: 

Dy miq të Bujanocit, ambasadori i ShBA-së z. Christopher Hill dhe i OSBE-së z. Jan Braathu ishin sot për vizitë në komunën e Bujanocit.
 
Na u kumtua një lajm shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë se njohja e diplomave të Republikës së Kosovës do të ndodhë shumë shpejt, kurse do të vazhdojnë përpjekjet që pikat nga plani 7 pikësh të gjejë implementim.
 
Gjithashtu, pas ndihmës që kanë dhënë për renovimin e shkollës fillore në Lluçan, kërkova nga ambasadorët që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre që edhe shkolla fillore në Bilaç të renovohet, kurse në Tërnoc të ndërtohet palestra sportive.
 
Vizita e dytë e ambasadorit Hill në Bujanoc brenda 10 muajve dhe vizitat e shpeshta të ambasadorit Brathu na japin shpresë dhe garancë që ditë të mira po na presin.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Ambasadori Hill dhe Braathu takim më Arifin: Komunikimi i nivelit lokal me atë qendrorë po ecë (video)
Bujanoc: Kamberi pret në takim ambasadorin Hill dhe Braathu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration