Arifi paralajmëron: Kemi frikë se një sulm i njëjtë si në veri mund të ndodh edhe në Luginë?
Lokale

Arifi paralajmëron: Kemi frikë se një sulm i njëjtë si në veri mund të ndodh edhe në Luginë?

26.Sep.2023 23:13
0
Ngjarjet e së dielës në veri të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, ka tronditur jo vetëm vendin por edhe më gjerë.
 
Në lidhje me këto ngjarje kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, u shpreh se janë shqetësuese dhe se prapa tyre qëndrojnë Serbia e Rusia.
 
“Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese dhe unë personalisht jam i stresuar me atë që pashë me dëshmi të madhe se nuk ka qenë vetëm një sulm i vetplanifikuar por ka qenë një grup i organizuar terroristë me pajisje të madhe të armatimit që ka planifikuar një proces të gjatë të eskalimit ushtarakë në veri të Kosovës. Normalisht ne që kemi pasur luftën e UÇPMB-së në 2001-tën dhe normalisht që për ne këto janë shqetësuese dhe na rikujtojnë kohën e atëhershme kur konflikti në prag të dyerve tona na ka ndodhur dhe normalisht me ato që i kemi parë dje e pardje ekziston frika në Luginën e Preshevës tek shqiptarët që mund të ndodh prapë një gjë e tillë edhe tek ne. Ky zhvillim nuk është fare i mirëpritur tek ne dhe absolutisht për t’u dënuar vrasja që ka ndodhur por edhe akti si akt i cili ka ndodhur në mënyrë të organizuar, normalisht me pjesmarrje të shtetit serb por nga motivacioni në kontekst më të gjerë që është Rusia.”, u shpreh Arifi.
 
Tutje, ai tha se ekziston frika se një sulm i tillë mund të ndodh edhe në Luginë.
 
“Gjendja në Luginë pas ngjarjeve në veri është në tension sepse nuk e dimë çka ndodh, ne e njohim Serbinë, ne jetojm që 30 vjet me ata dhe na diskriminojnë, vazhdojn të na pasivizojnë adresat. Ne e njohim Serbinë dhe e dimë se mund të janë hakmarrës të mëdhenj, kemi frikë se edhe në Luginë mund të ndodh një organizim i tillë.”, përfundoi Shqiprim Arifi.
 
Policia po vazhdon punën ndaj këtij sulmi terroristë ku sot kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë dhe kanë konfiskuar armatim./Demokracia/
Ish-komandanti i ushtrisë serbe: Shërbimet e sigurisë në Serbi janë shkatërruar, Kosova dje triumfoi mbi Vuçiqin
Policia e Kosovës përfundon bastisjet në Banjskë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration