Lokale
Arifi me delegacion shtetëror në autostradën e “Korridorit 10”
Se e dëshiron punën më shumë se pushimin tregon fakti se Arifi punon edhe ditëve të fundjavës, kur administrata është në pushim, ndërsa ai inspekton punimet.
Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi ishte i ftuar që me një delegacion të lartë shtetëror të vizitojë punimet në autostradën “Korridori 10” që kalon përmes territorit të komunës së Bujanocit, raporton Titulli.
Delegacionin e lartë e udhëhoqi Drejtori i Ndërmarrjes Shtetërore “Koridori Srbije” Dimitar Gjurgjeviq, kurse në përcjellje të tij ishte edhe sekretari Shtetëror në Ministrin e komunikacionit Dushan Rafailloviq, shefi i projektit “Koridori 10”- trasa jug Darko Shubareviq, Kryetari i Kompanisë Greke “Aktor”e cila është kryese e punëve në këtë trase, Arvantis Dimitrios, si dhe shumë personalitete tjera.
Kryetari Arifi pati rastin që të njoftohet për së afërmi se si po rrjedhin punimet në “Korridorin 10”, po ashtu ai shfrytëzoi këtë vizitë që të zhvillojë bisedime me personat kompetent të autorizuar rreth këtyre punimeve.
Edhe pse punimet kanë filluar dy vite më parë, kjo ishte hera e parë që u ftua edhe njeriu i parë i Komunës tonë në inspektim të punëve, cka është edhe e arsyeshme pasi “Korridori 10” në territorin e komunës së Bujanocit shtrihet me rrethë 9 kilometra.
Kryetari Arifi mori premtime se në të ardhmen do të ketë koordinim dhe bashkëpunim më të afërt rreth mbarimit të “Korridorit 10 - trasa Jug./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!