Lokale
Arifi: Kam ingjizime nga takimi në zyrën e PSS-së në Vranjë (video)
Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi për herë të parë publikisht ka pohuar se posedon regjistrime të takimit të opozitës shqiptare me palën serbe në zyrat e Partisë Socialiste të Serbisë në Vranjë
Gjatë emisionit të sontëm “Ftesë për studio”, Arifi pranoi se opozita e tanishme ka dashur të prishë koalicionin duke tentuar që të formojë një koalicion të ri dhe se për këtë ai posedon një regjistrim.
“Kamë një ingjizim ku opozita ka kërkuar nga pala serbe që të prishin koalicionin dhe të formojnë një koalicion me ta, me arsyetimin se Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe ato për këshillin nacional”, ka thënë Arifi gjatë këtij emisioni të transmetuar në Titulli.com dhe TV Spektri.
Ai është shprehur se marrëveshja ka qenë gati për tu nënshkruar mes partive opozitare shqiptare dhe ai është dashtë që të kthehet nga vizita zyrtare në Turqi për të sqaruar situatën e krijuar.
Arifi foli edhe për buxhetin i cili është më i larti i aprovuar në historinë e Bujanocit, por theksoi se ky buxhet nuk u votua nga opozita.
Sipas Arifit gjatë vitit të ardhëm pritet të hapet edhe fabrikë nga një investitorë italian që merret me prodhimin e këpucëve.
Drejtuesi i komunës së Bujanocit gjatë emisionit “Ftesë për studio” foli edhe për konkluzionet e aprovuara gjatë seancës së fundit në KK të Bujanocit dhe shumë tema tjera të cilat mund ti mësoni nga video materiali i regjistruar që është vendosur më poshtë./Titulli.com/
Ftese per Studio Nagip Arifi by dm_50d9e332eeb13
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!