Lokale
Arifi: Ish kryetari Kamberi ka dhënë pëlqimin (video)
Gjatë një konference për shtyp, kryetari i komunës së Bujanocit ka folur për ndërtimin e objektit për refugjatët serb të Kosovës që janë të stacionuar në Bujanoc
Gjatë prononcimit të tij Arifi tha se pëlqimin për ndërtimin e këtij objekti e ka dhënë ish kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në shtator të vitit të kaluar.
“Në vitin e kaluar (28.09.2011) ish kryetari i komunës ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e atij objekti”, u shpreh Arifi, duke thënë se me këtë nuk dëshiron ta sulmojë ish kryetarin për veprimin që ka bërë, pasi sipas tij kjo ka qenë një strategji që është dashtë kështu të veprojë.
Ky projekt, sipas Arifit ka filluar para dy viteve nga pushteti lokal, UNHCR dhe donatorët e BE-së.
Për momentin në Bujanoc janë të stacionuar 286 refugjatë nga 5040 sa ishin pas luftës, në vitin 1999.
Gjatë konferencës Arifi e ka quajtur sulm raportimin e mediave online për ndërtimin e objektit për refugjatët serb në Bujanoc.
“Unë nuk e di pse sajtet tash sulmojnë atë dhe më sulmojnë mua”, tha Arifi.
Titulli.com ka cituar burimet e portalit serb Jugpress për ndërtimin e objektit, deklarata këto të zv/kryetarit Stojança Arsiq.
Ky ishte edhe momenti kur qytetarët shqiptar të kësaj komune morën vesh për këtë ndërtim të planifikuar dhe filluan reagimet e tyre./Titulli.com/
http://www.youtube.com/watch?v=4EPwLbRpDPA
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!