Arifi i etur për punë, kërkon përfundimin e punimeve para afatit ! (foto)
Lokale

Arifi i etur për punë, kërkon përfundimin e punimeve para afatit ! (foto)

04.Nov.2012 19:39
0
Një delegacion i komunës së Bujanocit ka inspektuar punimet që po bëhen në vendbanime të ndryshme të komunës Vizita e sotme në Turi, Bujanoc, rrugën Tërnoc –Breznicë tregojnë se Arifi dëshiron që të realizojnë premtimet e dhëna edhe atë sa më shpejt, duke punar edhe gjatë ditëve të pushimit. Punimet e filluara i vlerësojnë lartë edhe banorët e vendbanimeve ku po punohet. Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Turi, Shefket Ibishi, vendbanim ky shqiptar ku po shtrihet rrjeti i kanalizimit, i tha Titullit se është pritur shumë gjatë për këtë projekt dhe tani po realizohet. “Jemi të kënaqur shumë pasi që fshati ynë ka mbetur pothuajse i fundit pa kanalizim. E kemi pritur shumë kohë dhe më në fund po realizohet”, thotë Ibishi. Ndërkaq edhe imami i këtij fshati dhe njëherit kryetari i OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi shprehet i kënaqur me këtë iniciativë të ndërmarrë. “E përshëndes këtë iniciativë të ndërmarrë për rrjetin e kanalizimit dhe pa dyshim që është një punë e mirë. I falënderoj fshatarët e sidomos mërgimtarët tanë që e kanë bërë të mundur që kjo punë të filloj, po ashtu edhe komunën e Bujanocit”, shprehet Isufi. Agim Haliti drejtor i NP “Drejtorati për Ndërtim”, thotë se obligim i yni është të përkujdesemi maksimalisht për banorët e këtij fshati, duke thënë se ky është vetëm fillimi i projekteve në këtë fshat. “Kjo ka qenë një dëshirë e kamotshme e qytetarëve të këtij fshati dhe gatishmëria jonë dhe e pushtetit lokal, premtimet që i kemi dhënë, sinqeritetin që kemi treguar, dhe një refleksion shumë pozitiv i bashkëpunimit të qytetarëve dhe pushtetit është se këtu pjesëmarrja ka qenë 30 % me 70 % “, thotë Haliti. Punë kryerësi në shtrirjen e rrjetit primar të kanalizimit është NTP “Lumi” nga Samolica. Drejtori, po ashtu shton se në Pranverë ekziston mundësia dhe vullneti që rruga nga “Ura” e deri në hyrje të fshatit do të zgjerohet dhe do të asfaltohet, por sipas financave që do të ketë kjo ndërrmarie do të shqyrtohet mundësia edhe e asfaltimit të rrugëve në brendi të këtij vendbanimi. Haliti shpjegon se shumë shpejt do të bëhet edhe ndriçimi i rrugës që shpie në fshatin Turi, pasi që kjo rrugë frekuentohet nga një numër i madh i qytetarëve të fshatit Turi dhe Tërnoc. Në këtë fshat me iniciativë të qytetarëve, respektivisht diasporës së këtij fshati janë duke u rregulluar edhe varrezat, projekt i cili kushton 6 mijë euro. Delegacioni i drejtuar nga Nagip Arifi, pas fshatit Turi, kanë inspektuar edhe punët e kanalizimit që janë duke u bërë në lagjen “Zhivojin Mishiq” në Bujanoc, po ashtu edhe punimet në pjesën e paasfaltuar të rrugës Tërnoc - Breznicë. Ndërsa, në vet qytetin e Bujanocit sot u bë shënimi i sinjalistikës rrugore përgjatë rrugëve kryesore të qytetit. /Titulli.com/ [caption id="attachment_39762" align="aligncenter" width="570"] Kryetari Arifi dhe drejtuesi i OVL-së së UÇPMB-së Edmon Isufi në vendpunimet në Turi[/caption] [caption id="attachment_39721" align="aligncenter" width="576"] Punimet në rrjetin e kanalizimit primar në Turi[/caption] [caption id="attachment_39725" align="aligncenter" width="576"] Punimet në rrjetin e kanalizimit primar në Turi[/caption] [caption id="attachment_39727" align="aligncenter" width="576"] Punimet në rrjetin e kanalizimit primar në Turi[/caption] [caption id="attachment_39728" align="aligncenter" width="576"] Punimet në rrjetin e kanalizimit në lagjen “Zhivojin Mishiq” në Bujanoc[/caption] [caption id="attachment_39729" align="aligncenter" width="576"] Inspektimi i punimeve në rrjetin e kanalizimit në lagjen “Zhivojin Mishiq” në Bujanoc[/caption] [caption id="attachment_39731" align="aligncenter" width="576"] Inspektimi i punimeve në pjesën e paasfaltuar të rrugës Tërnoc - Breznicë.[/caption] [caption id="attachment_39735" align="aligncenter" width="576"] Shënimi i sinjalistikës rrugore në Bujanoc[/caption]    
Bizneset e Luginës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës
Xhandarmëria kontrollon kalimtarët në hyrje të Tërnocit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration