Arifi dhe Salihu takim në Washington me Escobar: Temë diskutimi të drejtat e shqiptarëve të Luginës
Lokale

Arifi dhe Salihu takim në Washington me Escobar: Temë diskutimi të drejtat e shqiptarëve të Luginës

14.Sep.2023 14:56
0

Kryetari i Komunës dhe Kuvendit Komunal të Preshevës, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale e politike, por veçanërisht për të drejtat bazë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, transmeton Titulli.com.

“Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore”, shkroi Arifi.

Ndër të tjera, ai tha se lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është garanci për forcimin e Kosovës dhe në këtë rast ndikon edhe në forcimin e Luginës së Preshevës.

“Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherësh garanci për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës!”, u shpreh ai./Titulli.com/

Hapet shkolla e vetme shqipe në Rozhajë, Rama: Abazoviqi, ma i miri i të tanëve
Tri çështjet që kërkojnë më shumë bashkëpunim mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration