Ardita Sinani pritet në komunën e Prishtinës, planifikohen aktivitete
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani u takua me Shpend Ahmetin, kryetar i komunës në Prishtinë.
Postimi i plotë në Facebook i Ardita Sinanit:
Eliminimi i pengesave burokratike nga ana e Thesarit të Serbisë për donacionin që Komuna e Prishtinës i dhuroi Preshevës për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Rahovicë e Raincë, ishte tema qendrore e takimit që pata sot në Prishtinë me kryetarin e Komunës, z.Shpend Ahmeti.
E falenderova për gatishmërinë e tij për të proceduar rreth zgjidhjeve alternative për ta shmangur këtë pengesë.
Me z.Ahmeti biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit kulturor mes Prishtinës dhe Preshevës.
Diskutuam po ashtu për mundësinë e mbajtjes së takimit të ardhshëm të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, në Preshevë.