Ardita Sinani pret në takim ambasadoren e Britanisë së Madhe, MacLeod, temë diskutimi edhe mosintegrimi
Lokale

Ardita Sinani pret në takim ambasadoren e Britanisë së Madhe, MacLeod, temë diskutimi edhe mosintegrimi

27.Oct.2021 19:40
0

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka pritur në zyren e saj delegacionin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, Sian MacLeod.

Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:

Kënaqësi ishte ta mirëpres sot delegacionin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, të përbërë nga Ambasadorja e re, Shkëlqesia e Saj znj.Sian MacLeod dhe z.Vlladan Avramoviq, këshilltar politik.
 
Në vazhdën e diskutimit mbi problematikën e diskriminimit shtetëror  politik dhe socio-ekonomik, siç janë mosintegrimi, pasivizimi i vendbanimeve, moszbatimi i marrëveshjeve shtetërore për Luginën e Preshevës dhe bllokimi i dialogut për Luginën e Preshevës, bashkëbiseduam edhe për dinamizimin e bashkëpunimit midis autoriteteve britanike dhe qeverisjes lokale në Preshevë, në implementimi  e projekteve me interes për banorët e komunës tonë, në fushën e zhvillimit ekonomik dhe kulturës.
 
Pas takimit, bashkë me Ambasadoren MacLeod, u pritëm nga përfaqësuesit e OJQ “Livrit” në Preshevë, si një organizatë që dëshmon zellin, kreativitetin dhe progresivizmin e rinisë sonë.
Ambasadorja e Britanisë së Madhe qëndron në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration