
APN vazhdon me grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse për Këshill Kombëtar Shqiptar
Alternative për Ndryshim ka njoftuar se po vazhdon grumbullimin për dhënien e nënshkrimeve përkrahëse për Këshill Kombëtar Shqiptar.
"Edhe nesër, nga ora 11:00, ju presim në selinë e ALTERNATIVËS, për grumbullimin e nënshkrimeve për elektorë", thuhet mes tjerash në njoftimin e APN-së.
APN ka vlerësuar se përkrahja është vendimtare për zgjedhjet e Majit dhe përfaqësimin që na pret viteve të ardhshme.