APN hap fushatën për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Qazimi angazhim për unifikimin e shqiptarëve në Luginë (video)
Lokale

APN hap fushatën për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Qazimi angazhim për unifikimin e shqiptarëve në Luginë (video)

30.Oct.2022 15:28
0
Alternativa Për Ndryshim, në mbrëmjen e shtunës ka hapur zyratisht fushatën parazgjedhore të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
 
"Para mbështetësve, shpalosëm programin tonë i cili garanton unifikim, përfaqësim të denjë, sjellë rezultat konkret për shqiptarët e Luginës dhe gjithashtu fitore në këto zgjedhje. Se mbështetja për Leventin është më se e qartë dhe madhore, këtë e dëshmuan sot në një sallë të mbushur plotë, e gjithëandej ku ka shqiptarë", thuhet në njoftimin e APN-së.
 
Zgjedhjet për anëtar të Këshillit Kombëtar Shqiptar do të mbahen me datë 13 Nëntor 2022 dhe bartës i listës me numrin 4 “Alternativa për Ndryshim -Levent Qazimi “ është levent Qazimi. 
 
"Angazhimi im për unifikimin e shqiptarëve në Luginë, ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare fillon me mbështetjen tuaj dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar!  Përulem para të gjjthëve për përkrahjen e madhe drejt fitores së 13 Nëntorit", tha Levent Qazimi.
 
 
Pamje nga arrestimi i të dyshuarve nga Bujanoci dhe Nishi për trafikim droge nga Kosova (video)
Rezultatet preliminare: Presheva 58850, Bujanoci 54000 dhe Medvegja 8300 qytetarë të regjistruar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration