Ambasadori Kosovës Valdet Sadiku takon deputetin  Shaip Kamberi
Lokale

Ambasadori Kosovës Valdet Sadiku takon deputetin Shaip Kamberi

24.Dec.2014 13:02
0
Në Parlamentin e Serbisë sot është zhvilluar takimi në mes të përfaqësuesve të Zyrës ndërlidhëse të Prishtinës në Beograd dhe deputetit shqiptar nga Lugina e Preshevës.

Në takimin i cili u zhvillua në hapësirat e parlamentit palët ranë dakord se ky vit mund të vlerësohet i suksesshëm në fushën e bashkëpunimit mes Zyrës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.

“Ishte një takim në të cilin shkëmbyem mendimet rreth bashkëpunimit që kemi pas me ambasadorin Sadiku dhe Zyrën e Kosovës, gjithashtu u nënvizua që ai të jetë edhe më intensiv në vitin që po vjen”, i tha Titullit, deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi.

Ambasadori Valdet Sadiku dhe zëvendësi Amir Haziri me takimin që zhvilluan njëherit përmbyllën këtë vit punues.

Duhet theksuar se gjatë vitit 2014-të përfaqësuesit e kësaj zyre kanë zhvilluar takime të shpeshta me dy deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin./Titulli.com/

FHKL të shtunën në Preshevë shpalos të arriturat dhe planet për vitin 2015
Lugina mori drejtimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration