Abetarja gjithëkombëtare arrin edhe në Bujanoc
Lokale

Abetarja gjithëkombëtare arrin edhe në Bujanoc

02.Aug.2012 12:11
0
Abetarja gjithëkombëtare ka arritur edhe në komunën e Bujanocit. Gjithsejtë janë sjellë 300 ekzemplarë. Pas Preshevës edhe Bujanoci është bërë me Abetaren e shumëkërkuar. Këtë lajm për Titullin e konfirmoi shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti. Ai tha se 300 ekzemplarët e Abetares janë dërguar nga Ministria e Arsimit e Kosovës, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të bëhet shpërndarja nëpër shkollat fillore të komunës së Bujanocit. “Abetarja vjen në një vit shumë të rëndësishëm. Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës Abetaren do ta kenë në duart e tyre pikërisht në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptarë”, tha Pajaziti, duke njoftuar se ky libër që shërben për të mësuar shkrimin dhe leximin do të përdoret nga fillimi i vitit të ri shkollorë, në shtator. Më 24 prill të këtij viti ishte përzgjedhur teksti fitues për abetaren e përbashkët gjithëkombëtare, ndërsa është promovuar në Prizren nga dy kryeministrat, i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës Hashim Thaci./Titulli.com/

26 intervenime, Corrotica më e rrezikuara
Hyda: Fuqia e Riza Halimit është shumë e vogël
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration