6 këshilla për të zgjedhur shalqirin perfekt
Tashmë supermarketet e tregjet e fruta-perimeve po mbushen pak nga pak me produktet e stinës. Një nga produktet e kërkuara të kësaj periudhe është padyshim shalqiri. Një frut tipikisht veror që i bën më pak të nxehta ditët e verës. Për fat të keq, jo kudo gjenden shalqinj të cilësisë dhe me shije të mirë. Për të evituar hedhjen e parave e shpërdorimin e ushqimit, mëposhtë janë disa sugjerime të vlefshme që ju vijnë në ndihmë për të bërë një zgjedhje të mirë:
1-Kontrolloni frutin: nganjëhere për motive ekonomike, shalqinjtë hiqen në treg para se të jenë pjekur plotësisht. Dhe si rrjedhojë, shija e tyre nuk është ajo e dëshiruara. Tuli nuk duhet të jetë as shumë i fortë e as shumë i qullët.
2-Kontrolloni ngjyrën: ata që janë vërtetë të mirë kanë një jeshile të fortë e të errët. Shalqinjtë me ngjyrë shumë të çelët, me shumë gjasa janë të papjekur.3-Peshoje. Nëse një shalqi peshon pak, edhe pse duket shumë i madh, është e qartë se nuk është i mirë. Shalqiri është një frut plot me lëng kur piqet. Ndaj nëse është i lehtë, atëhere është i papjekur.
4-Kontrolloni formën dhe madhësinë. Forma karakteristike e shalqinjve është ovale. Janë frute uniforme por nëse gjatë transportit ka pësuar dëmtime e kanë formuar gunga është e qartë se nuk janë mjaftueshmërisht të pjekur.
5-Nëse te lulja e frutit ka akoma rrjedhje lëngu, atëhere fruti nuk është i pjekur. Kjo dëshmon se fruti është shkëputur para kohe nga bima.
6-Trokisni në sipërfaqen e shalqirit. Nëse zhurma që prodhon është e ngjashme me atë të një boshllëku nuk është për t’i besuar shumë. Por jo të gjithë janë dakord me këtë teori. Ka nga ata që e provojnë duke e shtypur me dy duart e duke e mbajtur pranë veshit ku perceptohen zhurma që dëshmojnë se fruti është i pjekur.