43 mijë paga mujore nga Beogradi për serbët në Kosovë, Lugina asnjë cent nga Shqipëria e Kosova!
Lokale

43 mijë paga mujore nga Beogradi për serbët në Kosovë, Lugina asnjë cent nga Shqipëria e Kosova!

26.Feb.2015 18:57
0

Ministri serb i Punës Aleksandar Vulin po vazhdon të sillet sikur të ishte ministër serb për Kosovën, post ky që e mbante më herët në Qeverinë e Beogradit.

Ai sot në B92, ka thënë se Serbia vazhdon të përkujdeset e të ndihmojë serbët në Kosovë.

“Për këtë qëllim Serbia çdo muaj paguan 43 mijë rroga nga buxheti i saj për njerëzit që punojnë në Kosovë”, ka thënë ai dhe ka shtuar se shteti serb brengoset edhe për serbët që nga Kosova ishin ikur bashkë me ushtrinë e policinë e të cilët ai i quan “të shpërngulur interno”.

“Këta njerëz nuk janë harruar”, ka thënë ai.

Vulin nuk ka treguar se cilat kategori pune i paguan i Serbia për serbët në Kosovë, ndërsa nuk dihet nëse këta persona marrin pagë edhe nga buxheti i Kosovës.

Për dallim nga serbët e Kosovës, shqiptarët e Luginës që janë në juridiksionin e  Serbisë, ata pak të punësuar në administratë dhe organe shtetërore që kanë pagën e siguruar nga buxheti i Republikës së Serbisë, asnjëherë deri më sot nuk ka ndodhur që të kenë pagë edhe nga shteti amë Shqipëria, apo edhe Kosova, transmeton Titulli.com.

Spektri politik shqiptarë i Luginës së Preshevës shumë herë ka përsëritur kërkesën për reciprocitet me të drejtat që serbët po i gëzojnë në Kosovë.

Këtë e ka kërkuar edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, që shqiptarët nga jugu i Serbisë të kenë të drejta të barabarta me ato që i kanë serbët në Kosovë, mirëpo deri më sot konkretisht në terren nuk vërehet përmirësim i situatës. /Titulli.com/

TK mbi 2 milion euro për Luginë, kryesisht në infrastrukturë
Halimi e Kamberi bashkë me opozitën kërkojnë shkarkimin e kryetarit Nikolliq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration