Lokale
Zgjedhjet në Preshevë
(ora 01.28) Burime brenda KKZ-së i kanë dhënë këto rezultate të fundit preliminare, të pasqyruara në orën 01, 00, duke mos llogarit vetëm një vendvotimin nr. 12 të pa kontrolluara në fshatin Bukuroc ( në të cilin me gjasë procesi do të përsëritet). Sipas këtij rezultati kuota për një këshilltarë komunal është 387,5 vota.
*********************************************************************************************************
(ora 23.30) Sipas rezultateve jo zyrtare, burime nga gazetar ne Presheve te cilet po percjellin rezultatet ne KKZ Presheve. PVD ka marre 2768, PDSH-6094, UDSH -1935, LKSH- 76, BDL- 648, RD-1125, dhe du listat serbe nga 400 vota. KKZ ka konfirmuar per gazetarin ne fjale se jane duke pritur mbi 300 vota per te numeruar. **********************************************************************************************************
(ora 20:30) Kryetarit të KKZ në Preshevë Zeqirja Miftari tha për Titullin se deri në orën 20h kanë votuar rreth 40 për qind e qytetarëve nga 34.368 sa kishin të drejtë vote.
Ai po ashtu ka raportuar disa parregullsi në vendet e votimeve, ndërsa ka thënë se në disa pika votimi ende është duke u votuar edhe pas orës 20h.
********************************************************************************************************************
(ora 14:15) “Në komunën e Preshevës deri në këto momente dalja është rreth 20 për qind”, tha për Titullit kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Zeqirja Miftari.
Ai po ashtu theksoi se nuk ka pasur parregullsi të cilat do ta prishnin imazhin e zgjedhjeve në komunë n e Preshevës.
********************************************************************************************************************
(ora 10:30) Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, ka votuar në orën 10:05 në vendvotimin e fshatit Zhunicë.
***************************************************************************************************************
(ora 7:40)
Qendrat e votimit janë hapur me kohë edhe në komunën e Preshevës, konfirmoi për titullin kryetari i KKZ në Preshevë Zeqirja Miftari.
Sipas tij materiali zgjedhorë është shpërndarë me kohë dhe për momentin nuk kemi raportime për ngecje në ndonjë vendvotim.
Kujtojmë se sot në të gjithë Serbinë zgjedhësit mund të votojnë për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe ato lokale.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!