Çun Lajqi vajton: Qenka e shtretë Medvegja pa shqiptarë
Në Banjën e Siarinës, tek vendi i quajtur "Gejzeri" më 9 gusht do të mbahet takimi i shqiptarëve të kësaj ane, që synon t'i mbledhë medvegjasit nga të gjitha anët. Në këtë takim po merr pjesë edhe artisti i njohur Çun Lajçi, aktori që i thërret tokës e vendit. Aktori Lajçi para medvegjasve do të recitojë Ali Pashën e Gucisë nga Fishta si dhe poemën e tij "Kokën lartë shqiptari im".Në një prononcim për portalin “RugovapPress”, Lajçi vajton vendin që ka mbetur pa shqiptarë.
“Qenka e shkretë Medvegja dhe e humbur shqiptaria. Mall paske t’i takosh.
E lanun shkret nga pushteti e zoti. Kurse ata pak ( 500) veta që paskan mbetur mundohen që sot në orën 19 në qendrën turistike Gejzeri te Banja e Siarinës ta ngjallin shpirtin e shqiptarizmës me ata pak mergimtarë që kalojnë pushimet në trojet e tyre të lindjes.
Unë kam mall e nostalgji njëkohësisht,për pjesëmarrjen time në takimin e Diasporës, sepse kur isha me 1970 me shfaqjen “Halili e Hajria” kishte plot e përplot shqiptarë si në Medvegjë si në fshatrat shqiptare përreth dhe e kishe përshtypjen se je në Podujevë.
Sot qenka për t’u vajtu shqiptari im këtu. I harruar nga Republika e Kosovës dhe nga Republika e Serbisë. Mjerë ne sa shpejt harrojmë!”, ka thënë Lajçi, transmeton “RugovapPress”. /Titulli.com/