Ky është veterani i UÇK-së nga Nesalca e Bujanocit, i arrestuar nga policia serbe (video)
Lokale

Ky është veterani i UÇK-së nga Nesalca e Bujanocit, i arrestuar nga policia serbe (video)

09.Nov.2021 21:13
0

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se pjesëtarët e policisë në Suboticë kanë arrestuar një person me iniciale E.L i lindur më 1979 (Nesalcë, komuna e Bujanocit), nën dyshimin për prodhimin dhe shitjen e drogave, dhe nën dyshimin se ishte pjesëtar i UÇK-së. 

Atij menjëherë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe MUP-i serb ka publikuar video nga arrestimi i tij dhe kartën e veteranit.

Sipas raportit të policisë pjesëtarët e MPB-së, Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Policinë e Suboticës, Policinë e Vranjës dhe Detashmentin e Xhandarmërisë nga Nishi, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë, e kanë arrestuar nën dyshimin se kryerja e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar narkotikëve.

Ai akuzohet se më pas e ka transportuar lëndën narkotike me furgon me qira për në Suboticë, ku edhe është arrestuar.

Ai akuzohet se në fund të muajit gusht të këtij viti, së bashku me D. I. (1986), i cili ishte arrestuar më herët, ka siguruar në Kosovë dhe pastaj ka kontrabanduar në Vrajë 50 pako me rreth 50 kilogramë marihuanë.

Xhandarmeria serbe ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit dhe janë gjetur tre vetura, katër telefona celularë, një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme, si dhe një letërnjoftim e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe një album me fotografitë e të dyshuarit në Uniformë e UÇK-së.

Video nga Gazeta Insajderi në Twitter

 
Qytetari nga Lugina e Preshevës flet për shërbimin ushtarak në Kosovë (video)
Vallaçi, fushëbeteja elektrike e Serbisë me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration