Zgjedhjet e reja në PVD me kufizim mandati të funksioneve partiake
Lokale

Zgjedhjet e reja në PVD me kufizim mandati të funksioneve partiake

21.Jun.2014 21:28
0

Është kjo iniciativa që del nga mbledhja e sotme e kryesisë së PVD-së, e cila ka formuar grupin e veçantë për të përgatitur ndryshimet e Statutit të PVD-së.

Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), në mbledhjen e mbajtur të shtunën në Preshevë, veç që ka analizuar situatën e përgjithshme politike ka vendosur edhe të nisë procesin e zgjedhjeve të përgjithshme brenda partiake.

“Kryesia e PVD-së ka vendosur, që procesin zgjedhor brendapartiak ta fillojë me mbajtjen e manifestimit të përgjithshëm, të shënimit të 24 vjetorit të themelimit të këtij subjekti të parë politik shqiptarë në Luginë të Preshevës, manifestim ky që do të mbahet me 23 gusht”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik, transmeton Titulli.

Mëtej thuhet se menjëherë pas përfundimit të këtij manifestimi, zgjedhjet brendapartiake do të fillojnë nëpër të gjitha nëndegët e PVD-së.

Pas këtyre zgjedhjeve të pasojë edhe ato të Kuvendeve dhe kryesive të degëve të PVD-së në tri komuna, për tu zgjedhur edhe organet e përgjithshme të PVD-së, si Kryesia dhe Këshilli qendror.

“Risia e këtij procesi zgjedhor do të shihet në ndryshimet statutore të cilat do të aprovohen nga Kuvendi i PVD-së në prag të fillimit të procesit zgjedhor, ndër të cilat risi vlen të përmendet kufizimi i mandateve të funksioneve brenda PVD-së”, thuhet në njoftim.

Për këtë qëllim, kryesia e PVD-së, sot, ka formuar grupin e punës pesë anëtarësh, me detyrë të përgatisë ndryshimet e Statutit të PVD-së./Titulli.com/

Bujanoc: Një shqiptar i plagosur si pasojë e zënkës mes të rinjve
Shqetësime në Luginë për ftesa në biseda informative nga policia serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration