Xhelal Memeti me projekt 10 milion euro për Luginën (video)
Ish kryetari i Fondit Humanitar të Kosovës Lindorë për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Mevegjë, Xhelal Mehmeti është duke punuar në 3 projekte për rimëkmëbjen ekonomike të këtij rajoni.Ai gjatë një pronocimi për RTV “Presheva” shpalosi projektin për riciklimin e mbeturinave në komunat Bujanoc e Preshevë, projekt që kap vlerën prej 10 milion eurosh.
“Objekti do të ndërtohet mes Bujanocit e Preshevës ku dy komunat kanë mundësi më bo ricklimin e mbeturinave në atë pozicion, ndërsa lokacionin ku hudhen mbeturinat e Preshevës do të ndërtohet park”, tha mes tjerash Memeti.
Xhelal Memeti foli edhe për projekte tjera siç është edhe ndërtimi i një objekti ku do të ruhen për kohë të caktuar prodhimet bujqësore vendorë e pstaj do të sigurohen edhe shitjet si dhe avancimin e afaristëve të Luginës përmes trajnimeve, transmeton Titulli.com.
Memeti i shoqëruar me bashkëpuntorë organizoi një vizitë në Itali ku interesohet edhe për projekte tjera./Titulli.com/