USLPM: Fuashatë senzibilizuese për rregullim të leje qëndrimit për studentët në Maqedoni (video)
Unioni Studentor i Luginës së Preshevës edhe këtë vit do të realizojë kampanjën sensibilizuese për rregullim të leje qëndrimit.Pjese e kësaj kampanje janë :
Aksionet rrugore në të cilat do të shpërndahen brushura informative mbi procedurën e rregullimit të leje qëndrimit për të gjithë ata që për herë të parë rregullojnë këtë dokument në Maqedoni.
Kampanja elektronike – Do të realizohet përmes rrjetit social facebook, ku në faqen tone përfshinë videot dhe informacionet tjera elektronike për të njëjtën procedurë që nga fillimi i lejeqëndrimit, si dhe procedura e vazhdimit të lejeqëndrimit ( për ju që aplikoni për herë të dytë a të tretë ) cilat dokumente kërkohen.
Dërgimi i dokumenteve tuaja ne Ambasadën e R. se Maqedonisë në Beograd – Aplikimi për Vizë – sikurse vitin e kaluar, do të keni mundësinë të aplikoni për vizë edhe pa shkuar në Beograd, pasi që Unioni organizon dërgimin e dokumenteve tuaja në formë të autorizuar.
Pasi të jeni pajisur me broshurat informative dhe të jeni njoftuar më në detaje rreth procedurës, mos hezitoni të kontaktoni për informacione tjera a konsultime për të cilat ju keni nevojë.
Na shkruani ne e-mail adresën tonë uslp.mk@gmail.com si dhe në faqen në facebook https://www.facebook.com/uslpmk?fref=ts