Statusi i Kosovës dhe ekspansioni në Jug të Serbisë
Lokale

Statusi i Kosovës dhe ekspansioni në Jug të Serbisë

10.Apr.2018 09:13
0
Ideja për ndarjen e Kosovës ka rrjedhur nga Beogradi nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq dhe ajo nga zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë në Prishtinë është pritur pothuaj me thikë

Ndarja e Kosovës është temë e dy anëve të kufirit që i ndan krejtësisht Beogradin e Prishtinën. Të dy këto qendra lidhur me ndarjen kanë qëndrim e diametralisht të kundërt. Derisa në Beograd kjo temë nuk është tabu, në Prishtinë për këtë variant flitet vetëm në kontekstin negativ.

Ky qëndrim i Prishtinës, për portalin rus sputnjik që botohet edhe në serbisht, është i çuditshëm sepse, siç shkruan ai, nëse Kosova dëshiron që problemin me Serbinë ta zgjidhë përgjithmonë, ndarja është shans, pos nëse shqiptarët nuk kanë plane të tjera. Pse është e papranueshme ndarja e Kosovës për Prishtinën dhe për mentorët e saj perëndimorë dhe a mendojnë ata se koha do ta bëjë të veten ashtu që Serbia të vijë në situatë për njohur Kosovën, pyet portali. “Përgjigjen” për këtë në këtë portal e ka dhënë analisti politik Dragomir Angjelkoviq.

Sipas tij, transmeton Koha.net, është mit të thuhet se koha punon për Prishtinën pasi po ndryshon politika globale dhe kjo nuk u shkon për shtati shqiptarëve. Prishtina nuk dëshiron të flasë për ndarjen sepse e ka agjendën e vet kombëtare të vijëzuar kaherë .

“Për ta zgjidhja e përhershme është krijimi i Shqipërisë së madhe. Kur të vijë momenti i ndarjes së Maqedonisë dhe ekspansionit në jug të Serbisë dhe një pjesë të Malit të Zi. Të gjitha ato që po ndodhin tash për ta është marrja e pozicionit, pra start pozicionues sa më të mirë. Sepse shqiptarët, po ta kishin qëllim rrumbullakimin e shtetësisë, ata do të ishin të gatshëm për kompromis. Meqë këtë s’e kanë qëllim, por e kanë qëllim krijimin e Shqipërisë së madhe, atëherë edhe nuk pranojnë kurrfarë ndarjeje”, thotë Angjelkoviq.

Perëndimi lidhur me ndarjen e Kosovës është në një vijë me Prishtinën.

Zyrtarë të tij mendojnë se Kosova është tregim i përfunduar brenda kufijve në vitin 2008 kur u shpall pavarësia e saj. Pyetjes se a e ka Prishtina për qëllim krijimin e Shqipërisë së madhe dha është Perëndimi në shërbim të kësaj ideje, Angjelkoviq përgjigjet: “Mentorët perëndimorë të Prishtinës duan të kenë krizë të hapur, ata s’i kanë parasysh as serbët e as shqiptarët, por e bëjnë lojën e madhe gjeopolitike me Rusinë. Përpiqen që edhe Gjermaninë ta mbajnë në pat-pozicion, ashtu që në oborrin evropian mund të bëjnë gjithmonë probleme. Në thelb, atyre u përgjigjet më shumë kriza e hapur se sa ajo e mbyllur”. Ideja për ndarjen e Kosovës ka rrjedhur nga Beogradi nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq dhe ajo nga zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë në Prishtinë është pritur pothuaj me thikë.

Stanokoviq: Në komuna Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka probleme ekonomike,
Nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc të pa informuar me transparencën komunale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration