Situatë e qetë në Luginë, qytetarët të mos frikohen
Situata e tensionuar në Kumanovë të Maqedonisë nuk ka bart kurrfarë rreziku për sigurinë deri më tani në Luginën e Preshevës.
Zoran Stankoviq ka deklaruar se gjendja është e qetë në këto komuna edhe pse kriza në Maqedoni ka qenë e njohur.
“Gjendja e sigurisë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë është stabile dhe nuk ka kurrfarë shenje në zgjerimin e mundshëm të konfliktit nga Maqedonia në Jug të Serbisë”, ka deklaruar Zoran Stankoviq, transmeton Titulli.com.
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Zoran Stankoviq gjatë deklaratës për Tanjug është shprehur se në këtë rajon nuk ka hapësirë për frikë, shkruan Titulli.com.