Shukri Ymeri zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, bashkëpunim me të gjithë
Kuvendi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në mbeldhjen e parë të regulltë ka zgjedhur Shukri Ymerin për kryetar të këtij institucioni.”Duke falënderuar të gjithë ata që mw përkrahën dhe do të vazhdoj të punoj në rrugën që e la edhe i ndjeri zotri Musliu në përmbushjen dhe realizimin e kërkesave tona kombëtare në bazë të katër shtyllave të Këshillit Nacional Shqiptar”, theksoi Ymeri pas zgjedhjes, shkruan Titulli.com.
Ai theksoi se do të vazhdoj të udhëheq dhe bashkëpunojë gjithmonë me anëtarët si dhe të zbatojw vendimet të cilat merren këtu me përkushtim.
Shukri Ymeri mbante postin e kryetarit të organit ekzekutiv nga muaji Tetor i vitit 2014 ndërsa tani është zgjedhur në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar pas vdekjes së ish kryetarit Jonuz Musliu./Titulli.com/