Shqiprim Arifi realizon takime serike brenda ditës në Beograd, Presheva së shpejti me bankë turke
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me bashkëpuntorë ka realizuar një seri takimesh gjatë ditës në Beograd me përfaqësues institucional, privat dhe ambasadën e Shqipiërisë.Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se gjatë takimit me drejtorin gjeneral të Halkbank në Serbi Kenan Bozturk ka biseduar rreth situatë së përgjithshme në komunën e Preshevës, shkruan Titulli.com.
“Morëm premtimin se kjo bankë do të luaj një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik përmes sjelljes së investitorëve, ku për ta do të jetë një logjistikë e fuqishme në aspektin financiar, por edhe njëherit qytetarët tanë do të kenë një bankë shtesë në qytetin tonë, dhe më e rëndësishmja është që Komuna e Preshevës gjendet në fokusin e tyre”, ka thënë Arifi.
Ndërsa në Ambasadën e Shqipërisë, është pritur nga ambasadori Ilir Boçka me të cilën ka biseduar për aktualitetin e komunës si dhe për ndryshimet që po ndodhin nga pushteti i ri lokal. “Ishte një çështje shumë pozitive arritja e memorandumit të bashkëpunimit për botimin e teksteve shkollore të shkencave ekzakte, si një hap i rëndësishëm për avancimin e arsimit shqip në Luginë të Preshevës. Ambasada shqiptare premtoi se do të jap kontribut aktiv në fushën e botimeve në të ardhmen”, deklaroi Shqiprim Arifi.
Pjesë e takimit ishin edhe bisedat e realizuar me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Energjetikës, prej së cilës ka kërkuar sqarime për procedurat e nevojshme që duhen të ndjeken nga investitori potencial nga Gjermania në fushën e prodhimit të energjisë solare, transmeton Titulli.com.
Arifi ka shkruar se është takuar edhe me përfaqësuesit e Institutit të Komunikacionit CIP dhe drejtorinë e investimeve të Hekurudhave të Serbisë më të cilët ka diskutua për problematikat e vendkalimeve mbi hekurudhë dhe stacionit të trenit në Preshevë dhe fshatin Raincë për shkak të pritjeve të gjata që shkaktohet nga ndalimi i trenit.
Ai ka shtuar se janë dakorduar që në vijim të formohet një komision për shqyrtimin e këtyre problematikave në mënyrë që të ofrohet një siguri më e lartë e qytetarëve tanë në vendkalimet hekurudhore./Titulli.com/