"Shpërthejnë" kanalizimet, shiu rrëmbyeshëm vërshon Tërnocin (foto & video)
Shiu që në orët e muzgut përfshiu komunën e Bujanocit, ka bërë që shumë pjesë të rrjeteve të kanalizimit të dështojnë në përballimin e një fluksi të madh uji.
Më i rrezikuar ishte fshati Tërnoc,ku nga vërshimet u përmbyten shumë podrume shtëpisë, si dhe kopshte sidomos në vende të ulëta.
Këtyre ujërave të rrëmbyeshëm nuk i shpëtoi as Bujanoci si dhe fshati Bilaç prej nga lexuesit e portalit Titulli.com kanë dërguar edhe fotografi.
Për të përmirësuar gjendjen e krijuar, ne vendet më të rrezikuara kanë dalë edhe ekipi nga ndërmarrja “Komunalia” për të hapur gypat e bllokuar të kanalizimit.
Në këto momente kur po raportohet të reshurat janë ndërprerë dhe situata ka filluar ti kthehet normalitetit./Titulli.com/