Shkrimtarët e Luginës ndalohen nga policia në Medvegjë për librat shqip
Në pikën administrative të Mutivodës që lidh Medvegjën dhe Kosovën , dje u ndaluan shkrimtarë të Luginës së Preshevës , Rrahman Hyseni dhe Bilall Maliqi të cilët mbajtën 3 orë në kontroll me pretekstin se kishin 3 libra shqip me poezi.Këta së bashku me të tjerë ishin nisur për në vizitë të shkollave shqipe në Medvegjë në shënimin e ditës së mësuesit “7 Marsi”.
“Jemi mbajtur afro 4 orë tek policia e vendkalimit dhe u malltretuam psiqikisht dhe duke iu mbajtur proces librave të dhuruara nga miqtë tonë”, është shprehur Bilal Maliqi për Titulli.com.
Ai ka kërkuar të reagon faktori politik shqiptarë në këtë rajon dhe se të ndalet diskriminimi i librave shqip, por dhe të drejtave të shqiptarëve të rajonit të Medvegjës e Luginës në përgjithësi./Titulli.com/