Shkarkohet kryeshefi i policisë në Vranjë
Slagjan Velinoviq prej datës 29 mars nuk do të jetë më kryeshef i Shërbimit policor në Vranjë, i cili kujdeset për rendin dhe qetësinë në shtatë komuna të Rrethit të Pçinjës, njofton Ok Radio, transmeton Titulli.com.Vendimin mbi shkarkimin e zyrtarit të lartë policor në Vranjë e ka nënshkruar ministri i policisë serbe, Nebojsha Stefanoviq, shkruan më tej OK Radio.
Kryeshefi i shkarkuar i policisë në Vranjë, i cili ka ushtruar këtë post prej vitit 2010, është emëruar në postin e zëvendësit të shefit të Qendrës rajonale për vendkalimet kufitare në Preshevë dhe Prohor Pçinjski në drejtim të Maqedonisë./okradio.rs