Seminar "Fëmija i zakonshëm dhe fëmija ndryshe" në Preshevë, regjistrohu
Seminar intensiv njëditor "Fëmija i zakonshëm dhe fëmija ndryshe" do të mbahet më 24 Shkurt 2018 në Preshevë duke filluar nga ora 11:00 deri 16:00.Sipas organizatorit tema që do trajtohen janë Zhvillimi tipik - Zhvillimi atipik - Autizmi dhe crregullimet përcjellëse - Vështirësitë në mësim (Disleksia, disgrafia) - Identifikimi dhe rëndësia e intervenimit të hershëm.
Seminari do mbahet në Universitetin internacional të NoviPazarit në Preshevë. Ligjeron MSc. Gentiana Memeti Ademi, Psikologe klinike dhe numri për pjesëmarrje është i limituar ndërsa regjistrimi është i obliguar.
Pjesëmarrësit do pajisen me teste dhe certifikata.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë psikologë, pedagogë (mësuesë), edukatorë, sociologë, punonjës social, mjekë, studentë të drejtimeve të lartpërmendura dhe prindër.
Ky seminar është me pagesë 15euro, çmim në të cilin përfshihen testet dhe certifikata.
Seminari mbështetet nga komuna e Preshevës, regjistrimi dhe konfirmimi: E-mail: fidan.nuh@yahoo.com