
Saviq: Situata e sigurisë në Bujanoc stabile, masa kundër mjeteve piroteknike
Këshilli Komunal për Siguri dhe parandalimin e kriminalitetit ka vlerësuar se situata e sigurisë në komunën e Bujanocit është stabile dhe se është kërkuar që gjendja e njëjtë të ruhet edhe gjatë festive të fundvitit.“Apelojmë te pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit sikur që bëjnë edhe në vendet nga vijnë dhe rekomandojmë kujdes për blerjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike”, është shprehur kryeshefi i stacionit policorë në Bujanoc, Goran Saviq.
Ai është shprehur se policia ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme kundër njerëzve që nuk kanë leje dhe dokumentacion për mjetet piroteknike.
Saviq ka folur edhe për pritjet që po bëhen në pikë kalimin e përbashkët në Konçul dhe se frekuentimi I komunikacionit është lehtësuar dhe nuk ka pritje të gjata./Titulli.com/